Në rrugën “Idriz Seferi”, është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjti duke u prezantuar rrejshëm ka arritur që ta mashtrojë viktimën, që përmes Western-Union t’ia dërgoj 1000 € para të gatshme, të cilat i dyshuari i ka tërhequr me dokument të falsifikuar.
Këtë e bëjnë të ditur autoritetet policore, sipas të cilëve, gjatë intervistimit, i dyshuari po ashtu deklaron se ka bërë edhe gjashtë tërheqje në të njëjtën mënyrë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe rasti është duke u hetuar.