Në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve të udhëhequr nga kryetari Lutfi Haziri, janë miratuar sot dy dokumente të rëndësishme komunale, Libri i Proceseve për Menaxhimin e Financave Publike Komunale dhe Kodi i Etikës Komunale.
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar programin USAID TEAM për mbështetjen dhe ankazhimin një vjeçar në realizimin e këtyre dy dokumenteve të rëndësishme komunale.
Haziri ka konfirmuar se këto dy dokumente tashmë do të botohen në formë të broshurave, e të cilat do t’u shpërndahen të gjithë zyrtarëve komunal.
Të dy dokumentet e sipërpërmendura janë pjesë e planit të punës të Departamentit Qendror Harmonizues të Ministrisë së Financave.
Dokumentet janë pjesë e detyrimeve që kërkohen nga qeveria dhe për t’u konsideruar dokumente zyrtare, ato është dashur të aprovohen zyrtarit nga kryetari i Komunës.