Në Kuvendin e jashtëzakonshëm të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, të mbajtur sot në Teatrin e Qytetit në Gjilan, u zgjodh Kryetari i degës së OVL UÇK-së z. Xhevdet Mehmeti.
Zgjedhjet për Kuvendin e degës u mbajtën me vendimin e selisë qendrore të OVL UÇK-së, pas dorëheqjes së kryetarit Jeton Sherifi.
Kuvendi i degës u vëzhgua nga selia qendrore përkatësisht nënkryetari Migjen Shala, sekretari Faton Klinaku dhe anëtari i kryesisë Milaim Limoni.
Në kuvendin e degës kishte dy kandidatë për kryetar, ndërsa në votime morën pjesë 175 delegatë. Pas një gare demokratike dhe numërimit të votave, u konstatua se Xhevdet Mehmeti u zgjodh kryetar me 102 vota krahas kandidatit tjetër Milazim Miftari i cili mori 73 vota.