Ndarja nga jeta në moshë të re e tifozit të Gjilanit, Leonit Osmani, ka ngjallë dhimbje të thellë në qytetin e Gjilanit.
Leoniti ishte përkrahës i Kf.Gjilanit pjesë e Skifterave, për cka këta të fundit i shprehën ngushëllime familjes dhe me kujtimin më të mirë dhe të përjetshëm për Leonitin.
Ky është postimi:
Lamtumirë LEO ?
Sot me zemër të thyer përcjellim për në banesën e fundit anëtarin tonë Leonitin i cili u nda nga jeta në moshën më të mirë.
Kujtimi për Leonitin do të mbetet i përjetshëm për Gjilanin dhe Skifterat.
Shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjen dhe shoqërinë.
Prehu në paqe vëlla ?