Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, I shoqëruar nga drejtori i Arsimit, Nazim Gagica, ka vizituar sot shkollën fillore “Nazim Hikmet” në Dobërçan, ku është zotuar për mbëshetetje të vazhdueshme në infrastrukturë.
“Pas grevës tri jaëshe, ne kemi filluar vizitat nëpër shkolla për të parë rifillimin e gjysëmvjetorit të dytë, në përputhje me prioritetet në invesimet në infrastrukturë Kemi vizituar shkollën në Kishnapole dhe këtu në Dobërçan, ku e kemi prioritet për investime në bashkëpunim me agjencinë turke
“Tika”dhe MASHT. Kjo shkollë ka dhënë nxënësit më të mirë në garat e shkencave natyrore në nivel Republikan dhe ndërkombëtar. Do të bëjmë gjithcka për t’i përmbushur kërkesat e tyre”, ka thënë Haziri pas vizitës.
Drejtori i shkollës fillore “Nazim Hikmet”, Fadil Shabani, e ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme, por kësaj radhe e pati edhe një kërkesë.
“Nga kryetari kërkova që të na mbështesë me një palestër sportive, e cila i kompleton të gjitha kushtet e një shkolla europiane. Ne pamë nga afër edhe tabelat e mençura dhe u bindëm me funksionalitetin e tyre. E kemi edhe kabinetin e informatikës i cili na mundëson që t’ju ofrojmë nxënësve kushte që i meritojnë”, tha Shabani.
Gjatë ditëve në vazhdim, kreu i Gjilanit do t’I vizitojë edhe shkollat tjera për të parë nga afër procesin mësimor.