Shkruan Prof: Isuf Jakupi
Unë prej asnjë shteti në botë nuk kisha kërkuar që të jetë mik i shqiptarëve. Së pari kisha kërkuar që të jetë mike e drejtësisë.
Vetëm me drejtësi miqësia është garantuese dhe e sinqert dhe afatgjate. Nuk ka miqësi afatgjate që është e shoqëruar me lajkën.
Sado që shtetet Perendimore dhe SHBA. që u solidarizan me luftën për liri, tash nuk na ndihmojnë të ngritemi, por na i kushtëzojnë jetën.
Asnjë qeveritar nuk ka nevojë për miq të dyshimt, në situata të vështira.
Kryeministri mund ta ketë arsyen e vet për numrin ekstrem të Kabinetit Qeveritar. Por sa i përket vendosjes së taksës, unë nuk them se kjo është zgjidhja e vetme dhe më e mira, por pasi që është vendosur, është mirë që fjala të lidhet për shtylle dhe qëndrimet të jenë të paluhatshme.
Është mësuar Serbia dhe faktori ndërkombëtar me luhatjet plotike të liderëve tanë.Më len përshtypje qëndrimi i vendosur i kryeministrit. Nuk them se nuk do të kemi pasoja, por me tërheqje, pasojat do të jenë edhe më të mëdha, sepse çfarë do që të do tu ofrohet në tavolinë, duhet ta nënshkruajë ashtu siç ndodhi me asociacionet dhe me Gjyqin e Speciales. Tash po i kuptojnë pasojat, por është vonë.
Fëmiu sado që të jetë i vogël, ka dëshirë ta ruaj krenarinë e vet. Kosova sado që është shtet i vogël. ai rritet kur i shtohet krenaria.
Shqiptarët nuk e kanë zbulu Trumpin si mik të Rusisë, Kjo popagandë bëhet mrenda shtitit të tij.
Po çka nëse vërtetë është e vërtetë ?
Pse Trump do të ndërtojë muri mes SHBA-s dhe shtetit fqinjë të tij – Meksikës?
A ka ndonjë arsye për këtë ? Sigurisht se ka. Edhe vendosja e taksës ndonëse edhe pse nuk ishte e vetmja alternativë, megjithate është vendosur. Nuk duhet përçarje përbrenda, por qëndrime të vendosura përbrenda. Bashkarisht do tia dalim,e të coptuar jo kurrë.
I. Jakupi