Ditën e sotme skuadra e Gjilanit mbajti dhe seancën e fundit stërvitore, para duelit startues për pjesën e dytë kampionale, atë kundër Dritës.
Stërvitja e sotme u mbajtë tek fusha ndihmëse, ku zgjati rreth një orë.Kryetrajneri i skuadrës së Gjilanit, Sadat Pajaziti, në stërvitjen e sotme punoi detajet e fundit për ndeshjën e nesërme, ku së bashku me lojtarët e tijë punuan në anën taktike dhe teknike të lojës.
Gjendja e futbollistëve të skuadrës është mjaftë e mirë para duelit të nesërm, ku në takimin hapës kundër Dritës, nuk pritet të ketë mungesa në formacionin e Gjilanit dhe numri një i pankinës së Gjilanit mund të llogarisë në gjithë futbollistët e tijë.
Në stërvitjen e sotme ishte i pranishëm edhe presidenti i klubit të Gjilanit z.Florim Zuka, i cili vizitoi skuadrën para fillimit të edicionit pranverorë, ku edhe një herë ai dha përkrahjen dhe mbështetjen për skuadrën e tijë, për ndeshjën e nesërme dhe ndeshjet e pjesës së mbetur kampionale në Ipko Superligë.
Kujtojmë se sfida mes Gjilanit dhe Dritës zhvillohet ditën e nesërme, me fillim nga ora 13 e 30 minuta, në stadiumin “Agim Ramdani-Katana” në Gjilan.