Sipas matjeve mbrëm në Gjilan cilësia e ajrit arrin nivele të ndotjes që konsiderohen si “të pashëndetshme”.
Gjilani mbrëm është mbuluar nga ajri i ndotur.
Sipas matjeve në Gjilan, ajri ishte në shkallë shumë të madhe të ndotjes.
Personat me sëmundje të mushkërive, të zemrës, të moshuarit dhe fëmijët janë më të rrezikuar nëse janë të ekspozuar dhe rekomandohet t’u shmangen aktiviteteve në ambiente të jashtme.