Dhuna dhe dukuritë negative në ndeshjet sportive nuk do të kenë më vend, ose më saktësisht do të dënohen ata që shkaktojnë dhunë.
Pas më shumë se dy vitesh, ligji për parandalimin e dhunës në sport do të gjejë zbatim.
Burime të sigurta brenda FFK-së bëjnë të ditur që do të ketë gjykim për ata që prishen rendin në ndeshjen e Superkupës së Kosovës në mes të Dritës dhe Prishtinës që u zhvillua me 13 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Pas përfundimit të ndeshjes, 12 tifoz të Dritës u arrestuan për këtë rast.
Me 2 prill në orën 9:00 në Gjykatën Themelore të Gjilanit do të mbahet seanca gjyqësore ndaj atyre që hodhën fishekzjarre dhe gjëra të forta në fushë.
Këtë ndeshje e fitoi Drita derisa u shty licencimi i stadiumit që sapo ishte rinovuar i Prishtinës, ku më pas do të mbante emrin e legjendës, Fadil Vokrri.
Futja e fishekzjarrëve në stadium ende nuk dihet si u realizua pasi kontrollet para ndeshjes ishin të rrepta. /IndeksOnline/