Skuadra e udhëhqur nga ushtruesi i detyrës së kryetrajnerit, Alban Hyseni, ditën e sotme përfundoi përgaditjet për takimin e nesërm kundër Flamurtarit.
Stërvitja e sotme e cila u mbajt tek fusha ndihmëse, zgjati për rreth një orë, ku Hyseni punoi në detajet e fundit të takimit të nesërm.
Në treningun e sotëm ishin prezent të gjithë futbollistët e skuadrës dhe gjendja e tyre është mjaftë stabile, para duelit të vlefshëm për javën e 19-të.Në takimin e së shtunës kundër Flamurtarit, kryetrajneri i Gjilanit nuk mund të llogarisë në shërbimet e Kushtrim Shabanit dhe Ansi Nikës, ku i pari do të mungoj shkak kartonëve i cili e ka plotësuar normën, ndërsa Nika shkak suspendimit nga ndeshja e kaluar.
Gjilani ditën e nesërme e pret Flamurtarin në shtëpi, me takimin e vlefshëm për javën 19-të, i cili zhvillohet në Gjilan me fillim nga ora 13:00.