Ditë më parë SC Gjilani njoftoi për ndarjen me teknikun Sadat Pajaziti, megjithëse ende nuk kanë bërë zgjidhje për pasuesin e tij.
“Radio Star” mëson e kuqebardhët kanë hedhur grepin në tregun shqiptar dhe po synojnë që në pankinën e tyre të afrojnë një trajner nga kampionati shqiptar.
Shumë emra të njohur po përfliten që mund të marrin drejtimin e klubit gjilanas, por deri në javën e ardhshme nuk do të ketë asnjë risi.
Ndeshjen e së shtunës me Flamurtarin do ta drejtojë Alban Hyseni, i cili ishte ndihmës i Pajazitit.
“Radio Star” do ju mbajë të informuar në lidhje me të rejat nga stoli i klubit gjilanas, qëndroni me ne.