Superliga e Kosovës në futboll vazhdon edhe sot.
Drita pas fitorës në derbin lokal me Gjilanin, tani kërkon tri pikë të reja në Mitrovicë kundër Trepçës’89.
Ndeshja e cila vlerësohet të jetë interesante do të jetë ajo në “Riza Lushta” të Mitrovicës, ku Trepça ’89 në shtëpi e pret kampionin në fuqi Dritën.
Dy skuadrat ende nuk janë të qeta sa i përket ikjes së barazhit dhe synojnë pikë për tu larguar sa më parë nga zona e ftohtë.
“Bardhekaltërit” për momentin gjinden në tabelë me 27 pikë.