Dorëlirë me rritje të pagave të veta, por jo edhe me pagesën e pensionit, po i vlerësojnë pensionistët qeveritarët.
Derisa kanë marrë pagesën me rritje, ata kanë thënë se përkundër rritjes, në total shuma që marrin mbetet përsëri e ulët, raporton KTV.
Mehdi Gashi, për më shumë se 30 vjet, kishte punuar në trafikun urban në kryeqytet, dhe thotë se pensioni nuk i mjafton as për gjërat elementare. E të tjerët thonë se kjo rritje ka qenë e domosdoshme, por jo e mjaftueshme, pasi të moshuarit kanë shumë kërkesa.
Ndryshe, ata që deri më tani kanë marrë nga 75 euro, nga ky muaj, do të marrin nga 90 euro. Të harruar nga shteti po e konsiderojnë vetën familjet të cilat varen nga asistenca sociale. Ministri i Punës Skënder Reçica, ka thënë se brenda mundësive buxhetore, do të vazhdojnë me rritjen e pensioneve edhe për kategoritë e tjera të përfituesve të skemave sociale dhe pensionale.