Donjet Shkodra ka gjetur ekip të ri. Ish-mesfushroi i Kukësit, i larguar nga ekipi verilindor prej datës 7 janar, tashmë do të vijojë karrierën ne Premier Ligën e Kazakistanit.
Mesfushori 29-vjeçar ka hedhur këtë të diel firmën me klubin e ri, që do të jetë Shakhtar Karagandy. Shkodra është futbollisti i radhës i Superligës, që lë Shqipërinë për të luajtur në Kazakistan, aty ku pak ditë më parë firmosi dhe ish-sulmuesi i Flamurtarit, Danilo Alvesh.
Kulmin si futbollist në Superligën shqiptare, Shkodra e arriti me Flamurtarin, teksa gjatë tre viteve qëndrim në Shqipëri ai ka shënuar në total 12 gola dhe 8 asiste.
Sakaq me Skënderbeun dhe Kukësin mesfushori nuk pati ndonjë sukses për t`u shënuar në karrierën e tij në kampionatin shqiptar.
Gjithsesi, për shkak të problemeve me aktivizimin dhe kërkesës së klubit për t`i ulur pagën, Donjet Shkodra u largua nga ekipi verilindor.
29-vjeçari ka luajtur me shumë klube, ku përmenden Wilsbeck, Sint-Niklaas, Ronse, Endracht Aalst dhe Deinze në belgjikë, si dhe Flamurtari dhe Skenderbeu, ndërsa dy sezonet e fundit ishte pjesë e Kukësit.
Shakhter është nënkampion i Kazakistanit, do luajë në Europa League. Kampionati në këtë shtet do të nis në 9 mars, ndërsa futbollisti shqiptar ka kohën e mjaftueshme për t`u përshtatur me ekipin e ri.
Tashmë futbollisti pritet të tregojë vlerat e tij si lojtar edhe në kampionatin kazak, aty ku më herët kanë luajtur dhe të tjerë futbollsitë shqiptarë.