Së bashku me kryetarët e këshillave të fashatrave: Shurdhan, Haxhaj dhe Nasalë ishim së bashku për t’i parë problemet e përditshme që ballafaohen qytetarët e këtyre lokaliteteve.
Në fashatin Shurdhan më kryetarin e këshillit të fshatin z. Fatmir Ferati dhe anëtarë të tjerë dhe diskutuam dhe erdhëm në përfundim për ndërtimin e një ure që është shumë e nevojshme për banorët e kësaj lagjeje
Problemin e njejtë është edhe në fshatin Haxhaj. Kryetari i këshillit z. Abedin Dauti me bashkëpunëtorë shprehu shqetësimin për ndërtimin e urës. Përveç që në anën tjetër të lumit ka shtëpi banimi ka edhe një biznes bujqësisë, konkretisht një fermë e lopëve. Kjo fermë e cila i ka të punësuar dy punëtor për vazhdimin punës i nevojitet infrastruktura: ura dhe asfaltimi i rrugës që ka rreth 300 metra gjatësi.
Vizitën e fundit për sot e bëm në fshatin Nasal së bashku me kryetarin e këtij lokaliteti z. Ruzhdi Selimi dhe bashkëpunëtorin e tij. Kërkesa e qytetarëve të Nasalës janë: Asfaltimi i rrugëve me gjatësi prej 1.200 metra dhe shtrirja e rrjetit të ujësjellësit dhe funksionalizimin e tij.
Më poshtë do të ilustrojmë me foto kërkesat e këtyre qytetarëve.
Të gjitha këto kërkesa do t’i paraqesim në seancën e ardhshme të Kuvendit Komunal që do të mbahet më: 28.02.2019 në Gjilan.
Me respekt,
Enver HAJRULLAHU këshilltar nga NISMA Socialdemokrate në Kuvendin Komunal, Gjilan.
#NISMASocialdemokrategjithmonëafërqytetarëve.