I nderuar z. Naser Korça,
(ju shkruaj në emër të
“Shoqates Humanitare Përlepnica” në Zvicër)
Kërkesë për vendosjen e disa Kamerave vëzhguese në Fshatin Përlepnicë
Në emër të “Shoqatës Humanitare Përlepnica” dhe qytetarëve të Përlepnicës, bëjmë thirrje që sa më parë të vendosen së paku 7 Kamera vëzhguese në Fshatin tonë.
Si qytetar të Komunës së Gjilanit kërkojmë nga Komuna respektivisht nga Drejtoria Shërbimeve Publike ndarjen e 7 IP reale dhe vendosjen Kamerave në 7 Vende kyqe në Fshat.
Pikat e vendosjet duhet të diskutohen edhe me Kryesuesit e Fshatit, por pikat kyqe do të ishin këto:
Hyrja në Fshat (Te Laku)
Qendra e Fshatit (Te Taxistat)
Shkolla FMU Skënderbeu
Salla e Kulurës
Xhamia e Fshatit
Ura e Fundit për te Penda
Penda e Përlepnicës
Arsyeja e Kërkesës:
Nevoja e vëzhgimit publik nuk është rast specifik vetëm për vendin tonë.
Vendbanime të vendeve të ndryshme të botës aplikojnë një sistem të tillë prej dekadash.
Një gjë e tillë është në dobi të sigurisë së përgjithshëme në cdo vend dhe hapsirë, pa marrë parasysh për cilin vend bëhet fjalë.
Vëzhgimi publik me anë të kamerave të sigurisë ka dy anë positive.
Në njërën anë paraqet një të mirë në parandalimin e kriminalitetit, ngase, kur kriminelët potencial (të mundshëm) do kenë parasyshë se janë nën vëzhgim,
me siguri se do hjekun dorë nga krimet e tyre të planifikuara, por që ana tjetër pozitive vrehet dukshëm edhe në post-krim, apo pasi të jetë kryer një krim,
gjë që nga regjistri me anë të kamerave të sigurisë i zonës së caktuar, organet e rendit do të kishin në dispozicion prova dhe fakte mjaftë të rëndësishme mbi kohën,
vendin dhe eventualishtë personat kryes, krejt këto falë incizimit të siguruar nga kamerat e sigurisë.
Pas Telefonatës që kisha me ju, po ju drejtohem me kërkesë përmes Letres Digjitale E-Mail.
Me padurim presim përgjigjjen tuaj pozitive, lidhje me këtë kërkesën tonë.
Zvicër, 27.02.2019
Nderim Ibrahimi,
(Anëtar/Zëdhënës i Shoqatës Humanitare Përlepnica)