Shkruan:Shkodran Ramadani
Njerin te dobet. Tjetrin te forte. I dobeti eshte efekti mbi ekonomine serbe. Kjo per dy arsye. E para, eksporti i Serbise ne Kosove perben me pak se 3% te totalit te eksportit serb. E dyta, sic po e shohim cdo dite, marketet tona ende jane me produkte serbe me cmime si ne kohen para takses. Kjo do te thote qe taksa nuk eshte duke prodhuar efektet e deshiruara praktike. Madje, edhe sikur te funksiononte, nuk do te kishte forcen e mjaftueshme qe te nxjerr njohjen e Serbise per Kosoven.
Efekti i forte eshte mbi marredheniet e Kosoves me ShBA-te. Ajo eshte duke goditur ne boshtin e raporteve te Kosoves me ShBA-te. Serbia po i ekzagjeron humbjet e veta duke na krijuar pershtypjen se po e demtojme shume. Shume prej nesh po mendojne se po e gjunjezojne Serbine, a ne realitet jemi duke e thelluar çarjen me ShBA-te. Serbia po mundohet qe ta distancoje Kosoven sa me larg aleances me te forte qe kemi. Taksa eshte duke pasur efekt bumerang dhe po ushtron efektin e vet te forte mbi caqet tona strategjike dbe eshte duke na demtuar pozicionin diplomatik e gjeopolitik.