Selvete Abdullahu
Nuk kam lindur të m’a marrësh jetën ti
Lëviz mbreti Edip
Bëjë një rrotullore rreth boshtit mëkatar
se hijenat kanë marrë udhën e fatkeqësisë
mbi trupin tënd lozuar e përënduar
mëkatar i idit tënd të përbetuar.
Itak në nurin tënd vezullon edhe ndër ijet
Kur kërkimi yt shpon një botë hamletiane
As nuk gjen folen e as nuk prish porta
Ik bukuri e çastit në ishullin e pa shkelur
Se thembra e Akilit nuk u pa gjëkundi
Ti dyfishi i shprehur numrator
Pjesë e zemrës së marrosur
Edhepse pritjes i bëre kurorë
Duke kërkuar fatin në fatkeqësi
Një rrotullore e përbetuar
Mbetur lozonjare e pa djallëzuar
Vashë apo grua sido që je ti
Mos m’a humb durimin as mua
Se nuk jam e lindur për t’u flijuar
E kur mbi supet e tua rënkon fëmija
E buzëqeshjen ia ke ngrirë në buzë
Mbildhe lotin falja dhuratë
Se mbi trupin e tij
Qyqja
Këndon për ditë e për natë
Sado që t’i hap e mbyllë të trishtë histori
Prapë nuk kam lindur kurban për ty
Sidoqoftë puna o ogurzi
Asesi nuk kam lindur të m’a marrësh jetën ti.