————————————————————————————–
Shkruan: Nexhat Buzuku
Mos na akuzoni se nuk po punohet në shkolla – nxënësit janë në mësim, siç ju dëshmojnë këto foto.
Edhe mos na kritikoni e mos thuani se “mësuesit apo mësimdhënësit i bëjnë veç nja tri orë mësim në ditë e i marrin 500 euro…!”.
————————————————————————————–
Lexo në vazhdim…
Ka mësim apo jo? Po, ka mësim, fotoja është bërë në orarin mësimor. Siç po shihni në foto, nxënësit janë në mësim, dhe mund t’i vëreni 2 nxënës konviktorë që mësimin e kanë mbaruar në ndërrimin e paraditës.
Asgjë nuk është e përkryer, por në shkolla punohet më mirë se në cilindo institucion arsimor.
Shkollat kanë shumë detyra dhe përgjegjësi: Nuk është vetëm dhënia e mësimit ose transmetimi i njësive mësimore deri te nxënësit, por aty është përgatitja sistematike për mësim, sepse asnjë mësidhënës nuk është gramafon…; puna në grupe e puna me secilin nxënës, edukata dhe kultura e sjelljes e mirësjelljes – ku hyjnë kultura e ndërveprimit në bashësi – klasë dhe përtej, kultura e komunikimit, toleranca dhe të mësuarit se si nxënësit duhet të mësojnë dhe ta ndërtojnë konceptin mbi jetën…
Edhe shumë detyra të tjera kryejnë stafi menaxhues dhe mësimdhënësit në shkollë. Ata kujdesen për sigurinë e nxënësve, për shëndetin e tyre, etj, etj.
Prindërit dhe të gjithë të tjerët duhet ta kuptojnë se fëmijët 99 për qind të edukimit, kulturimit dhe arsimimit e marrin në shkolla. Ju pëlqen ose jo, ky është realiteti!
Mos harroni! Ne në shkollë i mësojmë dhe edukojmë nxënësit që t’i duan prindërit, familjen, fqinjët, të mos urrejnë…! E ju, prindër, kushtojuni pak kohë që t’u flisni fëmijëve tuaj ta duan shkollën, mësimdhënësin…