Dy ekipet gjilanase Drita dhe Gjilani, ndeshjet e tyre do ti zhvillojnë në mesjavë. Kështu Drita do të jetë mysafire e Ballkanit në Suharekë, kurse Gjilani ka punë shumë të vështirë në fushë të vet, ngase do të përballet me Llapin në formë. Llapi ka patur paraqitje shumë të mirë në ballafaqim me Prishtinën, të cilën e mundi me rezultat 1 me 0.
Në një njoftim të lëshuar nga Gjilani, është thënë se Gjilani – Llapi do të luhet në mesjavë. Gjilani rikthehet të luaj në shtëpi.Ndeshja e javës së 21-të, mes Gjilanit dhe Llapit luhet këtë mesjavë, përkatësisht të mërkurën me fillim nga ora 13 e 30 minuta.