Pothuajse nuk ka seancë të KK në Gjilan ku nuk kthehet për anulim të paktën një vendim i miratuar nga po ky Kuvend. Ndërkaq në seancën e sotme kishim një grumbull të tillësh: vendimin për Planin Rregullues të Hollësishëm, “Qendra 2”; “Qendra 3”, “Lagjja e Spitalit”, etj., vendime keto që, përkundër vërejtjeve tona për shkelje ligjore, mazhoranca (LDK), me mospërfillje i kishte miratuar në seancat e mehershme.
Aq më keq, këto plane edhe kanë filluar të zbatohen nga Drejtoria e Urbanizmit, derisa tani nga Ministria a Administrit të Pushtetit Lokal dhe ajo e Mjedisit dhe Palnifikimit Hapësinor, kanë konstatuar shkelje ligjore duke kërkuar kështu nga ne anulimin e tyre, në të kundërten, siç paralajmërojnë ata, Kuvendi Komunal i Gjilanit hedhet në gjyq.
Me këtë rast, është për keqardhje që drejtuesit e komunës dhe të Kuvendit, ose kanë mungesë njohurishë rreth infrastrukturës ligjore përkatëse ose për hesape të caktuara të tyre duan t’i sfidojnë këto dy ministri, ose thënë më drejtpërdrejt: ligjin!
Shefik Surdulli, këshilltar komunal, nga PDK Gjilan.