Kosova ka qenë temë diskutimi në Parlamentin Britanik.
Aty ndër të tjera është folur edhe për ndryshimin e kufijve në Ballkan.
Ministri për Evropë, Sir Alan Duncan, ka thënë se arritja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë e cila do të bazohej në ndryshimin e kufijve do të rrezikonte stabilitetin mes dy vendeve.
“Arritja e marrëveshjes e bazuar në ndryshimin e kufijve, rrezikon stabilitetin në Kosovë-Serbi dhe rrezikon të vendos një precedent që mund të shfrytëzohet nga palët e treta në rajon dhe më tej”, ka thënë ai.
Ai po ashtu ka folur edhe për krijimin e Delegacionit shtetëror të Kosovës në bisedime me Serbinë, gjithashtu duke kërkuar që palët të respektojnë të drejtat reciproke demokratike.
Duke folur për gjendjen aktuale mes dy vendeve, Duncan tha se Kosova dhe Serbia duhet të ulin tensionet dhe t’i rikthehen tavolinës së bisedimeve./lajmi.net/