Serbi Milan Radojiçiq, i dyshuar se është i përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit, ka treguar se pos kryeministrit Ramush Haradinaj është parë dhe ka biseduar edhe me zyrtarë tjerë të lartë në Prishtinë.
Ai ka konfirmuar se është takuar edhe me presidentin Hashim Thaçi.
“ Kështu do të them unë. Jam takuar me të dytë. Kam takuar edhe të tjerë, dhe secili prej tyre u ka premtuar serbëve kulla e qytete që të jenë në anën e tyre dhe jo me të tjerët. Por, ne nuk mund të shkelemi mbi interesat jetësore të serbëve”, ka thënë ai.
Në fakt, ai vetëm konfirmoi diçka që më herët gjatë ditës e tha Haradinaj.
Haradinaj foli për këtë takim pas deklaratave të ditëve më parë që bëri presidenti Thaçi në Tiranë, ku tha se pro ndarjes së Kosovës janë disa tjerë, e jo ai vetë.