Nga ndërtesa e re në Kllokot është larguar tabela me mbishkrimin “Republika e Kosovës – Komuna e Kllokotit”, e cila ishte vendosur fundjavën e kaluar, transmeton “Zëri.info”.
Një banor i Kllokotit i cili dëshironte të mbetet anonim, për portalin serb New-Press ka dërguar foton të ndërtesës së re komunale, e cila tregon tabelën që ditët e fundit ishte vendosur mbi hyrje të ndërtesës tashmë të larguar dhe që gjendet në shkallët pranë hyrjes.
Nënkryetari i komunës së Kllokotit, Sasha Mirkoviq për New Press thotë se tabelën ndoshta e ka rrëzuar era dhe sot gjatë ditën erdhën përfaqësuesit e një kompanie private për ta ri-vendosur atë, transmeton zeri.info.
Pikërisht tani kam paraqitur një kërkesë në stacionin policor në Kllokot për të shqyrtuar përfaqësuesit e kësaj kompanie, se kush i ka angazhuar ata dhe nën urdhrat e kujt po e vendosin tabelën”, thotë Mirkoviq.
Përndryshe, tabela me mbishkrimin “Republika e Kosovës – Komuna e Kllokotit” është vendosur të shtunën pasdite sipas kryetarit të komunës Bozhidar Dejanoviq. Ai thotë se nuk e di se kush e ka vendosur tabelën dhe se askush nga kjo komunë nuk ishte në dijeni të saj./Zeri