————————————————————————-
KTHIMI NË KOHË!
KUJTIMET NGA RRUGA KRYESORE E QYTETIT (10)
Në rrëfimin më të ri, dr. Shevqeti na sjell kujtime e përjetime: Për korzon e qytetit – aty ku bashkoheshin të rinjë e të reja, për varret, pë lustraxhiun Lata për farkatarin Murat, për kinemanë dhe cilët filma shaqeshin në vitet 1960-70, për teatrin e qytetit, fushën e futbollit, etj, etj…, me fotogafi e fjalë.
Gjilani dikur dhe sot – nëpër ngjyrat e kohës!
/Pjesa e dhjetë/
Kujtimet janë shtyllë e identitetit. Përkujtime në sukseset tona, në momentet e ndritura, janë burime të pashterrshme të forcës dhe motivimit, por ato janë strehimore dhe ikje… Ndonjëherë na burgosin në të kaluarën që i kemi idealizuar, që na bllokojnë të kacafytemi me problemet aktuale!
Të gjithë kemi kujtime, secili ka historinë e kujtimeve “nga aroma e fëmijërisë” për erën e pogaçës dhe masdoreve, që na ka ofruar dora e nënës. Neurologët cekin se shenja e parë e demencionit, gjegjësisht e harresës patologjike, mund të jenë çrregullimet me aromën.Truri bashkon konceptet dhe përvojat për ndodhitë, për atë kujtimet na mundësojnë t’i mbrojmë faktet dhe emocionet që na kanë përcjellur…
10.
Xha Emin Osmani që ishte fqiu im, i lindur me 1915, më tregonte se me 1927 qeveria serbe e asaj kohe dëshiroi të mënjanonte varret muslimane “turke” nga qendra, duke filluar me pllug t’i lavrojë. Po , babai i Emin Osmanit, Ramushi, që ishte autoritet i kohës i shkruan deputetit musliman në Beograd, Mehmet Spahos. Kështu që varrimi i gilanasve në qendër filloi të vazhdojë.
Largimi i varrezave nga qendra dhe ndërtimi i institucioneve shtetërore
Me 1927 kishte vdekur gjyshja ime Kadinxhiku, që u varros në këto varre, e aty u varrosën me vite shumë gilanas, që me vdekjen e të afërmëve të vet këtu qanin, ndërsa për festën e Bajramit këndonin ndonjë jasin për shpirtin e tyre. Kështu deri në vitin 1950 kur pushteti i ri vendosi t’i mënjanojë varret për t’I vendosur në tjetër vend, e aty ndërtoi gjyqin komunal sipas modelit te ndërtesave në Kumanovë, ku kishin huazuar planin. Filluan t’i largojnë varret, duke larguarr nishanet e varreve që ishin nga mermeri i bardhë dhe nga gurët e punuar të Gjylekarit. Disa gurët i muarën për nevoja të veta, e disa sish i dërguan me eshtra afër oborrit të shkollës “Abaz Ajeti” dhe në varret e sotme. Mbi varret e gilanasve të mi filluan të ndërtojnë gjyqin, t’i dënojnë gilanasit e mi, me 1975 ta ndërtojnë stacionin e policisë, ku do t’i rrahin gilanasit e mi. Mbi varre u zgjerua “Sokollana”, me 1953, duke ndërtuar Shtëpinë e Kulturës “Mosha Pijade”, e cila e filloi punën me 1955, ku zhvillonin aktivitetin Shoqëria Kulturore Artistike “Drita” dhe “Yeni Hayat”. Mbi varre u ndërtua konvikti njëkatësh për nxënës të familjeve të varfëra, ndërsa me 1967 u ndërtuar banka komerciale.
…fusha e futbollit, shitoret njëkatëshe, barnatorja dhe farmacisti, farkatari…
Afër varreve, në vitet 40, ishte edhe fusha e futbollit, ku luanin gilanasit, ku shoqëria “Bashkimi” luante futboll, kur ushtaret italianë luanin me gilanasit. Skaj varreve ishin kaçubat ku delet mëshifeshin) nga zhegu.
Para gjyqit deri me 1963 ishin shitoret njëkatëshe, gjithesejt tri, në njërin gjendej barnatorja e Mahmut efendiut që kishte kryer fakultetin e farmacisë me 1952, në Beograd. Skaj varreve, aty në kënd per Derremehalle, sipas fjalëve të prindit tim, ishte farkatari (kovaçi) Murat, Sylë Demiri me punëtori dhe Idriz pushkari. Shteti i konfiskoi (shtetëzoi) këto shitore, ndërsa Muratin e transferojë në ‘Çiflik mëhallë’.
AH GILAN, AH ZAMAN…! AH KOHË O KOHË! LUMI I KUJTIMEVE NUK NDALET KURRË…!
Lustraxhinjtë, kinemaja, teatri…
Para gjyqit qëndronin lustraxhinjtë, më i njohur ishte Lata. Të gjithë ishin romë. Lata kishte emër. Birokratët e ardhur nga fshatrat me kravata të kuqe, me mantela e pelerina hiri i lustronin këpucët, i bënim vizllimë. Para hyrjes në gjykatë ishte kiosku ku punonte Ahmet nepa. Para kinemasë ishin tri pano dhe një kioskë. Në pano prezantoheshin filmat. Faiku i Novobardalive sillte filmat në kuti të paketuar nga stacioni i autobusëve. Mile nga ‘Qarshi mëhalla’ i lëshonte filmat, Zija dhe Bllashku shitnin bileta. Ndërsa, Gani “brini”, Panqa, Baci, Milaim bullqi “shtyheshin’ për bileta.
Në vitet e 60 dhe 70 u shfaqn filmat “Herkuli”, “Kara Murati”, “Hajni i Bagdatit”, filmat vestern me Odi Marfin, Xhon Vejnin, Grekori Pekun. Pastaj, në modë ishte Kirk Dagllasi me filmin “Spartaku”. Në fillim të filmit ishte zhurnali (ditari i lajmeve me ngjarje nga vendi dhe bota), ndërsa në intermeco dëgjoheshin “Platersat” me këngën e njohur “Onliyu”. Ajeti i Abaz Bukovikut mbante rendin në film.
Teatri i qytetit ishte me emër. Me 16 nëntor 1954 është prezentuar “Gjaku Vlon”, me Isa Gashin, Hasan Bunjakun, Ali Buhiqin, Qamil Gjinollin. Prapa ishte Lidhja Socialiste e Popullit Punonjës. Mbi të ishte biblioteka me xha Shefkiun nga Përlepnica. Biblioteka quhej “Janko Veselinoviq”. Une isha lexues i rregullte. Aty ku është skena e vogel e teatrit shikonim ndeshje në televizorin “Atlas”, ku u tubonte tërë rinia, me shikue futboll.
Manifestime, serenadat, korzoja…
Para kinemasë u bënin shumë manifestime. Në orët e mbrëmjes tërë rinia dilte në korzo, meshkuj e femra. Shëtishesin prej bankës komerciale deri te Jadran Perasti. Bënin nga disa xhiro. Meshkujt. disa mbëteteshin për trungjet e blitëve ose uleshin në gilinderat e parkut, duke hedhur ndonjë fjalë ‘provokative’, jo me sherr por lidhur me dashninë rinore. Romet dhe Entereja shitnin fara. Mohikanët e fundit qëndronin deri vonë dhe me gitarë këndonin ndonjë serenadë.
Kështu ishte deri në vitet e 90, kur korzoja i humbi nuancat e veta, u zbeh, aroma i vinte politikë e ndotur, rinia filloi të ndahet në dysh. Shpesh kujtohemi edhe për gjërat që dëshirojmë t’i harrojmë, ndërsa i harrojmë gjërat që dëshirojmë t’i kujtojmë. Njerëzit gjithnjë harrojnë, gabimisht harrojnë gabimet e rënda, gabimet në kujtesë, por këto gabime janë udhërrëfim i duhur se si po funksionon kujtesa. Për ta kuptuar dikënd dhe për ta njohur mirë së pari duhet të kuptoni rëndësinë që i ofron njeriu kujtimeve te veta. Nndonjëherë kujtimet vijnë një nga një , e ndonjëherë në vargje, ndonjëherë në pako. Psikologët cekin se kujntesa fillon nga mosha 4 vjeçare. Duke iu falënederuar kujtimeve formojmë përjetimin subjektiv për ndodhitë e kohës. Kujtimet janë esenca e jetës sonë, ato na mundësojnë të mbajmë objektivitetin dhe distancën në raport me kohën dhe të formojmë algoritmin tonë për të ardhmen.
AH GILAN, AH ZAMAN…!
Sa ritëm, ëndrra e kuptim kishte jeta…! Gjithçka ishte e mbushur me përmbajtje,me plane jete, kishte ngrohtësi midis njerëzve, ëndrra për ta takuar një vajzë, për t’u njohur me të, për ta bërë pjesë të jetës që nuk mendonim se shuhet ndonjëherë, sa shumë gëzoheshim kur nënat na thoshin se do të shkojmë te dajtë…
Sa shumë gëzoheshim kur vinin festat; sa shije kishte ushqimi, e aroma e bukës, e burekut…ndihej që larg! Aman mos na thoni se jeta filloi sot! Mos na thoni se dje s’kishte jetë! Mos na e mohoni të djeshmen dhe mos provoni me e mbulue të mirën dhe të vërtetën me gënjeshtra! Sa shumë e bukur ishte jeta dje…!
Ah gilan…, kujtime ka vetëm aty ku ka jetë!
/Autor i shkrimit: Dr. Shevqet Mehmeti/
/redaktoi për shtyp, editori i faqes: Nexhat Buzuku/