Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri duke folur për aksidentin e rëndë në komunën e Gjilanit, ka thënë se pasojat janë të mëdha. Si në njerëz ashtu edhe dëme materiale.
Haziri ka përmendur edhe dyshimet për sulm terrorist, duke thënë se nuk duhet të ngutemi me konstatime të tilla.
‘’E pashë që mediat janë munduar të japin alarmin për sulm terrorist.Por jo. Nuk guxojmë të dalim me dicka të tillë të shpejt. Është pa që ka të bëjë me probleme të tjera. Dhe në 5 e 30 e kam shpallur gjendje normaliteti në komunë’’, ka thënë Haziri në RTV Dukagjini.
‘’Kam dalë në vendin e ngjarjes pas 3 min, afër 1 kilometër është shkaktu dëmi material nga ky aksident. Si duket shoferit të kamionit s’i ka funksionu as timoni. Ka mbetur vetëm ashtu. Pasojat janë të tilla. Ka humbur jetën një ndërmarrës i zoti. Njerëzit janë ngujuar në vetura’’.