Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka ngushëlluar familjen Çoçaj me rastin e humbjes së kryefamiljarit të tyre Qerim Çoçaj.
Haziri ka kujtuar me mall Qoqajn, derisa ka shkruar:
Humanizmi, solidariteti dhe miqësia juaj, kulmoi me heroizëm dje, në mbrojtje të fëmijëve. Aksidenti tragjik njomi me gjakun Tuaj ditën e 7 marsit. Të falemnderit për gjithçka që bëre për Gjilanin. Lamtumire miku
im!
Haziri njëherit ka deklaruar se ka marrë gjithë mekanizmat për ta kaluar tragjedinë e cila ndodhi dje në qytetin e Gjilanit, me ç’rast humbi jetën një person dhe dhjetra të tjerë u lenduan/RadioStar/