Klubi futbollistik FC Drita ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit, që kryesisht kanë të bëjnë me Federatën e Futbollit të Kosovës.
FC Drita, përmes një reagimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, i ka dalë në mbrojtje FFK-së, ku tutje kanë përgenjështruar një media e cila ka raportuar se Drita është njëra nga skuadrat që synon shkarkimin e kryetarit Agim Ademi.
Klubi gjilanas pohon se janë të fokusuar vetëm në organizimin e brendshëm të klubit dhe se për qëllim kanë mbrojtjen e imazhit të futbollist kosovar.
Më poshtë gjeni reagimin e plotë:
REAGIM
Ditëve të fundit jemi dëshmitarë të disa deklaratave të cilat si cak kryesorë e kanë Federatën e Futbollit të Kosovës dhe strukturat e saj!
Dëshirojmë të ju njoftojmë që sot në njërin prej portaleve tona vendore, konkretisht gazeta Metro, pa ndonjë të drejtë apo dëshmi, në mënyrë shumë joprofesionale ka keqpërdorur emrin e klubit tonë FC DRITA, ku thotë që është bërë pjesë e grupacioneve të caktuara për ta rrëzuar kryetarin e FFK-së!
Përmes këtij reagimi dëshirojmë të ju informojmë që klubi jonë nuk është dhe asnjëher nuk do të jetë pjesë e asnjë prej grupacioneve të caktuara siq ka raportuar gazeta në fjalë!
FC DRITA është e fokusuar tërësisht në organizimin e brendshëm të klubit për nje vazhdimësi sa më të mirë në kampionat, dhe si kampione aktuale e ka për qëllim mbrojtjen e imazhit të futbollit kosovar.