Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka deklaruar se kjo parti do të procedojë mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Haradinaj në momentin që do t’i sigurojnë 61 vota të deputetëve të Kuvendit.
“LDK-ja do të procedojë me mocion te votëbesimit ndaj Qeverisë së PAN-it në momentin që sigurohen 61 vota në Kuvendin e Kosovës. Por, nuk pranon asnjë kushtëzim nga askush”, ka shkruar Hoti në lfaqen e tij në “Facebook”.