Kanë përfunduar tri ndeshjet e para të ditës së diel në kuadër të javës së 22-të në Ipko Superligën e Kosovës.
Feronikeli ka shënuar fitore më të lehtë se që ishte menduar ndaj Gjilanit, duke e mposhtur me rezultat bindës 3-0 dhe duke rikthyer epërsinë prej pesë pikëve ndaj ndjekësve të parë.
Feronikeli kësisoj vazhdon të mbetet në pozitën e parë në tabelë me 52 pikë të tubuara, pesë më pak se Prishtina e Llapi.
Ndërkohë Gjilani mbetet në pozitën e gjashtë në tabelë me 29 pikë pas 22 javëve.