Mos përshtatja e rregullave të komunikacionit nga drejtuesit e automjeteve po bën që në vendin tonë numri i aksidenteve të trafikut të shënojë rritje. E disa prej tyre fatkeqësisht po përfundojnë me fatalitet si dhe me të lënduar e dëme materiale.
Mirëpo, rregullat e komunikacionit rrugor përveç qytetarëve nuk po i respektojnë madje as zyrtarët policorë.
Një lexues i “Radio Star” ka dërguar një foto në redaksi tonë ku shihet një veturë zyrtare me targa të policisë, teksa hyn në tejkalim në vi të plotë në magjistralen Gjilan-Prishtinë, konkretisht në hyrje të fshatit Kishnicë.
FOTO: