Kërkesa e prokurorit të rastit, Enver Krasniqi, për pezullimin e pensioneve për mbi 19 mijë veteranë që janë në listën e të dyshuarve si të rrejshëm, ka acaruar veteranët.
Ka qenë nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj, i cili e ka konsideruar si të gabuar kërkesën e prokurorit, duke thënë se të dyshuarit lypset vërtetuar.
“Unë mendoj që është gabim i madh që është duke u bë sepse ai nuk mundet shabllon me bo ndalesë ndaj njerëzve sepse duhet me u verifiku e jo me u dënu të gjithë veteranët ose përndryshe duhet me ba pagesë retroaktive për të gjitha pagesat”, ka thënë Haradinaj.
Madje, Haradinaj paralajmëroi se nëse një gjë e tillë ndodhë, atëherë do të ketë protesta, siç i ka quajtur ai, të ashpra.
“Kanë me u ballafaqu me protesta shumë të ashpra nëse ndodh kjo. Deri të vërtetohet dënimi ata nuk janë fajtorë. Dënimet kolektive gjykata nuk duhet me i dhanë”, ka shtuar Haradinaj për Express.
Sidoqoftë, sot u mbajt seanca ndaj 10 të akuzuarve në rastin e njohur si “veteranët e rrejshëm”. Të gjtiha ata u deklaruan të pafajshëm për veprën që po akuzohen./Reporteri.