Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Rexhep Kadriu, ka shkruar në profilin e tij lidhur me memorandumin e mirëkuptimit që është nënshkruar për financimin e projekteve që kanë të bëjnë kryesisht me infrastrukturën rrugore në Gjilan.
“Jam i lumtur që qeveria e Republikës së Kosovës, respektivisht kryeministri Haradinaj, dhe Ministri i MIT, Pal Lekaj, kanë vëmendje të posaçme për Anamoravën në përgjithësi dhe Gjilanin në veçanti. Të vendosur për ta ndryshua Kosovën në tërësi, dhe taksat e qytetarëve të përkthehen në investime për të mirën e përgjithshme”, ka shkruar ai.
Ja postimi i plotë i Kadriut:
Pak fjalë e shumë pune, kjo i duhet qytetarëve
Sot, bashkë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), Pal Lekaj, dhe kreun e komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, kemi nënshkruar memorandum mirëkuptimi për financimin e një numri të madh projektesh që kanë të bëjnë kryesisht me infrastrukturën rrugore.
Rrugët të cilat do të ndërtohen dhe asfaltohet nëpër qytet:
– Zgjerimi i hyrje – daljeve në qytet, Gjilan – Prishtinë dhe Gjilan – Kllokot, me një kosto prej 8 milionë euro
– Vazhdimi i zgjerimit të rrugës nga rrethrrotullimi tek fabrika e baterive deri në kyçje në autostradë, me një kosto prej 2 milionë e 500 mijë euro
– Rruga “Skifter Arifi”
– Rruga “7 Shtatori”
– Ndërtimi dhe asfaltimi i “Rruga e Kumanovës” me kyçje në rrugën e Zhegrës
– Rruga “Enver Miftari” tek Morava e Binqës
– Asfaltimi i rrugës nga Zabeli për në Uglar
Rrugë të cilat do të ndërtohen dhe asfaltohen nëpër fshatra të komunës së Gjilanit:
– Asfaltimi i rrugës së Përlepnicës, Penda dhe rrugët anësore
– Asfaltimi i rrugëve në fshatin Cërrnicë
– Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës Dobërçan – Pogragjë – Stublinë
– Asfaltimi i rrugës në Malishevën e Epërme
– Ndërtimi i Urës në rrugën Dobërçan – Pogragjë
Jam i lumtur që qeveria e Republikës së Kosovës, respektivisht kryeministri Haradinaj, dhe Ministri i MIT, Pal Lekaj, kanë vëmendje të posaçme për Anamoravën në përgjithësi dhe Gjilanin në veçanti. Të vendosur për ta ndryshua Kosovën në tërësi, dhe taksat e qytetarëve të përkthehen në investime për të mirën e përgjithshme.
Urime Gjilan!
I juaji, Rexhep Kadriu