Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava”, ka njoftuar konsumatorët e lagjes Dardania në Gjilan, do të mbesin pa ujë.
Të nderuar konsumatorë!
Ju njoftojmë se për shkak të një defekti në gypin dn 150 AC në rrugën Fatos Limani është ndërprerë furnizimi me ujë në lagjen Dardania I.
Ekipet tona teknike janë duke punuar në vendin e ngjarjes, në momentin që e evitojnë defektin, do të rikthehet furnizimi me ujë.
Kompania do të ju mbaj të informuar për ecurinë e punëve.
Për çdo informatë shtesë, ju lutem kontaktoni
Tel:044983071, fix:0280326980,
Kujdestaria inaktive :044719813.
Ju faleminderit për mirëkuptim!