Kryesia e LDK-së ka vendosur sot për organizimin e zgjedhjeve të brendshme në këtë subjekt politik.
Shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Avdullah Hoti ka thënë se nga java e ardhshme do të nisin përgatitjet për realizimin e tyre.
“Kryesia e LDK-së ka vendosur për organizimin e zgjedhjeve në LDK, bazuar në platformën e aprovuar nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së në nëntor 2018. Është aprovuar struktura e delegatëve sipas degëve për Kuvendin e LDK-së. Nga java e ardhshme do të fillojnë përgatitjet administrative dhe teknike për realizimin e këtyre zgjedhjeve”, ka shkruar Hoti në Facebook