Në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe stabil.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës së diel pritet të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se masat e ajrit të cilat do të vijnë nga juglindja edhe pse të dobëta do të jenë aktive dhe do të krijojnë kushte për ajër të cilësisë së mirë.