Shumë vende evropiane nuk po përmbushin standardet ndërkombëtare dhe evropiane për cilësinë e ajrit. Për më tepër, shumë qeveri kanë dështuar për të ndërmarrë veprime efektive për të përmirësuar cilësinë e ajrit dhe për rrjedhojë për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve të tyre. Këto janë dy nga gjetjet e një auditimi të përbashkët të kryer nga 14 Zyra të Auditimit Evropian, përfshirë Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës.
Është publikuar raporti i auditimit i përbashkët “Cilësia e Ajrit”, i cili është kryer nga Zyrat Kombëtare të Auditimit të 14 vendeve nga Evropa dhe Regjioni, përfshirë Zyrën Kombëtare të Auditimit të Izraelit dhe Gjykatën Evropiane të Auditorëve, shkruan lajmi.net.
Qëllimi i këtij auditimi ishte të konstatojë nëse qeveritë e vendeve në fjalë po ndërmarrin veprime për të përmirësuar cilësinë e ajrit.
Zyrat Kombëtare të Auditimit që morën pjesë në auditim janë: Bullgaria, Estonia, Hungaria, Holanda, Polonia, Rumania, Sllovakia, Maqedonia, Kosova, Moldavia, Zvicra, Izraeli dhe Gjykata Evropiane e Auditorëve”
Auditimi i përbashkët zbuloi mospërputhje të mëdha ndërmjet 15 vendeve të mbuluara nga auditimi.Raporti i përbashkët i auditimit bazohet në auditimet kombëtare të kryera në të gjitha vendet pjesëmarrëse, plus një auditim të gjerë në BE.
Në Kosovë, qëllimi i Zyrës Kombëtare të Auditimit ishte vlerësimi i aktiviteteve të subjekteve përgjegjëse të nivelit qendror në vendosjen e kornizës ligjore si parakusht për përmirësimin e gjendjes së cilësisë së ajrit si dhe vendosjes së mekanizmave të përshtatshëm të monitorimit dhe raportimit, si dhe vlerësimi i aktiviteteve të nivelit lokal në miratimin e planeve lokale të veprimit për cilësi të ajrit si dhe përfshirjen e tyre në menaxhimin e gjendjes së cilësisë së ajrit në nivel lokal.Ekipi Kosovar i auditorëve ka gjetur se, sistemi i tillë i monitorimit dhe raportimit, që menaxhohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe mekanizmat e saj, nuk u ofron qytetarëve të Kosovës një pasqyrë reale të gjendjes së cilësisë së ajrit, e sidomos jo në kohë reale.Raporti është publikuar nga të gjitha institucionet supreme të auditimit pjesëmarrëse në auditim, Gjykata Evropiane e Auditorëve si dhe Agjencioni Evropian i Mjedisit. Ndërsa mund ta gjeni edhe në uebfaqen e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës në këtë vegzë.Direktiva e BE-sëNë vitin 2008, Bashkimi Evropian përcaktoi vlerat kufitare për një numër të madh të ndotësve të ajrit. Ndotësit kryesorë janë grimcat (të gjeneruara nga konsumi i energjisë dhe trafiku), oksidet e azotit (trafiku) dhe dioksidi i squfurit (djegia e qymyrit). Sipas kushteve të Direktivës në fjalë, shtetet anëtare ishin të detyruara të analizonin cilësinë e ajrit në vendet e tyre, t’i raportojnë rezultatet Agjencisë Evropiane të Mjedisit dhe të hartojnë plane për përmirësimin e cilësisë së ajrit në ato raste ku tejkalohen vlerat kufitare përkatëse.Komisioni Evropian është i autorizuar të ndërmarrë veprime nëse shtetet anëtare dështojnë të jenë në përputhje me Direktivën. Nëse gjithçka tjetër dështon, Komisioni ka të drejtë të fillojë procedurën në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë.Vdekjet e parakohshmeNga të gjitha llojet e ndotjes së mjedisit, ndotja e ajrit është rreziku i vetëm më i madh shëndetësor në botë. Në një raport të botuar në shtator 2018, Gjykata Evropiane e Auditorëve shkruante se ndotja e ajrit ishte shkaku i 400,000 vdekjeve të parakohshme në BE çdo vit dhe se masat e marra nga BE për të luftuar problemin nuk kishin pasur efektin e dëshiruar. Gjithashtu janë analizuar efektet mbarë botërorë të ndotjes së ajrit. Gjatë konferencës së parë ndërkombëtare mbi ndotjen e ajrit dhe shëndetin, të mbajtur në vjeshtën e vitit 2018, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se një në çdo nëntë vdekje në botë u shkaktua nga ndotja e ajrit.Vdekjet e parakohshmeNga të gjitha llojet e ndotjes së mjedisit, ndotja e ajrit është rreziku i vetëm më i madh shëndetësor në botë. Në një raport të botuar në shtator 2018, Gjykata Evropiane e Auditorëve shkruante se ndotja e ajrit ishte shkaku i 400,000 vdekjeve të parakohshme në BE çdo vit dhe se masat e marra nga BE për të luftuar problemin nuk kishin pasur efektin e dëshiruar. Gjithashtu janë analizuar efektet mbarë botërorë të ndotjes së ajrit. Gjatë konferencës së parë ndërkombëtare mbi ndotjen e ajrit dhe shëndetin, të mbajtur në vjeshtën e vitit 2018, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se një në çdo nëntë vdekje në botë u shkaktua nga ndotja e ajrit.