Federata e Futbollit të Kosovës, kishte konfirmuar që brenda 2 orësh janë shitur mbi 11 mijë biletat për ndeshjen Kosovën – Bullgari, që zhvillohet me 25 mars.
Për shkak të interesimit të madh, biletat po çarkullojnë edhe në tregun e zi, madje ato po shiten shumë fish më shtrenjtë.
Një biletë e tribunës jugore që kishte çmimin 5 euro, po ofrohet në tregun e zi me çmim 25 euro, që i bie 500% më shtrenjtë.
Kjo dukuri kishte ndodhur edhe në garën e Nations League, kur Kosova luante kundër Azerbajxhanit, Maltës dhe Ishujve Faroe. /Indeksonline/