Fshati Velegllavë i Kamenicës është braktisur tërësisht. Vite më parë filloi ndërtimi i rrugës por mbeti në gjysmë. Dikur ky fshat kishte 30 shtëpi e tash asnjë. Afër fshatit është ndërtuar një kompleks për prodhimin e energjisë me erë. Shpresohet në kthimin e banorëve.
Tashmë Velegllava i ka vetëm dy shtëpi. Braktisja e fshatit nga banorët ndodhi për shkak të mungesës së kushteve për jetesë dhe siç thonë ata, edhe për shkak të rrezikut që u vinte nga Serbia.
Velegllava kufizohet me katër komuna që gjenden në Serbi, njëra prej tyre me shumicë shqiptare: Bujanoci, Medvegja, Lebana dhe Vranja.
Ata që janë duke jetuar në Velegllavë mbijetesën e sigurojnë përmes bujqësisë, por edhe në këtë vit ata përpos shkollës nuk kanë as qendër mjekësore. Qendra mjekësore më e afërt është në fshatin Roganë të Kamenicës, mbi 20 kilometra larg.