Humbja e jetëve të njerëzve si pasojë e aksidenteve gjatë këtij fillim-viti ka qenë shqetësuese.
Prandaj, Policia e Kosovës ka shtuar aktivitetet operacionale në funksion të parandalimit të aksidenteve.
Ndër vozitjet me rreziqe serioze për sigurinë në trafik është drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit, transmeton Indeksonline.
Për këtë arsyeje, Policia po ndërmerr implementimin e Planit Operativ “Drejtimi i automjetit nën ndikim të alkoolit”.
Sipas Policisë, vetëm gjatë periudhës kohore (01-16.03.2019) nga njësitet policore janë shqiptuar 102 (njëqind e dy) tiketa ndaj kundërvajtësve që kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, si dhe janë iniciuar 2 (dy) raste/kallëzime penale.
“Po ashtu, ju njoftojmë se Policia e Kosovës do të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit të trafikut, me të vetmin qëllim ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve rrugore në përgjithësi”, thuhet në njoftimin e Policisë.