Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi, ka thënë se deputetët e këtij grupi parlamentar përkrahin iniciativën për mbyllje të kazinove.
Ai ka thënë se deputetët e Nismës do të jenë të pranishëm të premten në seancën e jashtëzakonshme, pas vrasjes së dy të rinjve në vendet e punës në kazinotë në Suharekë dhe Lipjan.
I pyetur pse s’kanë nënshkruar kërkesën për thirrje të seancës së jashtëzakonshme, Sherifi ka thënë për koha.net se “me gjasë asnjë deputet s’ka qenë aty”.