Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të larët për (14.1 për qind) në muajin shkurt 2019, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2018.
Që kur Qeveria e Kosovës vendosi tarifën doganore 100 për qind për importet nga Serbia, blerja e grurit nga ky shtet ka rënë tërësisht. Kurse sigurimi i grurit si lëndë e parë për prodhimin e miellit nga vendet tjera të rajonit dhe të Bashkimit Evropian, ka ngritur koston.
Pas vendosjes së taksës, është rritur importi me vendet e BE-së.
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin shkurt 2019.
Sipas ASK-së, importet e Kosovës nga vendet e BE-së gjatë muajit shkurt 2019 kanë qenë rreth 115,8 milionë euro, ose 49.8 për qind e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 26.4 për qind. Në shkurt të vitit të kaluar, importi nga vendet e BE-së ka qenë në vlerë prej 91 milionë e 707 mijë euro, ose 44.7 për qind e importeve të përgjithshme.
Me gjithë vendosjen e taksës prej 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë, importi në vendet e Ballkanit ka qenë më i ulëta në muajin shkurt të këtij vitit se sa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në shkurt të këtij viti nga vendet e CEFT-s, ku hynë edhe Latvia janë importuar mallra në vlerë prej 33 milionë e 267 euro. Në shkurt të vitit të kaluar importi nga këto vende ishte 52 milionë e 557 mijë euro.
Nëse në shkurt të vitit të kaluar janë importuar mallra nga Serbia në vlerë prej 30 milionë e 112 mijë euro, në shkurt të këtij viti janë importuar 482 mijë euro.
Importi pak është rritur edhe nga vendet aziatike.
Rritet deficiti tregtar në muajin shkurt
Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të larët për (14.1 për qind) në muajin shkurt 2019, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2018, gjegjësisht në vlerë prej 208,6 milionë euro krahasuar me deficitin 182,8 milionë euro në vitin 2018. Eksporti mbulon importin (10.3 për qind). Eksporti i mallrave në muajin shkurt 2019 kishte vlerën 24,0 milionë euro, ndërsa importi 232,7 milionë euro, është një rritje prej (7.4 për qind) për eksport si dhe (13.4 për qind) për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2018.
Tregtia e jashtme e mallrave me vendet e BE-së-28
Eksportet e Kosovës në vendet e BE -së arritën në 8,4 milionë euro, ose rreth (35.1 për qind) e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej (40.4 për qind). Partneret kryesor për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (7.5 për qind), Sllovenia (5.2), Holanda (5.1 për qind), Britani e Madhe (3.0 për qind). Importet e Kosovës nga vendet e BEsë-28 ishin rreth 115,8 milionë euro, ose (49.8 për qind) e importeve të përgjithshme, me një rritje prej (26.4 për qind). Importet me pjesmarje me të lartë ishin nga: Gjermania (11.9 për qind), Italia (5.9 për qind), Sllovenia (5.8 për qind), Greqia (4.6 për qind), Bullgaria (3.2 për qind) etj.
Tregtia me vendet e CEFTA-së
Në muajin Shkurt 2019, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-së arritën në 11,7 milionë euro, ose (48.7 për qind) të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej (20.0 për qind). Partner kryesor për eksport nga vendet e CEFTA-së janë: Shqipëria (19.8 për qind), Maqedonia (13.8 për qind), Serbia (7.2 për qind), Mali i zi (7.0%). Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së në muajin Shkurt 2018, arritën në 33,2 milionë euro, ose (14.3 për qind) të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (36.7 për qind). Vendet me pjesmarje më të lartë për import ishin: Maqedonia (6.8 për qind), Shqipëria (6.4 për qind) dhe Serbia (0.2 për qind).
Tregtia me vendet e tjera të botës
Eksportet e Kosovës me vendet tjera arritën në 3.8 milion €, ose (16.2 euro). Si partner më të rëndësishëm nga këto vendet për eksport vlen të përmendën: Zvicra (7.1 për qind), India (4.0 për qind). Ndërsa importet e Kosovës me vendet tjera arritën në 83,5 milionë euro, ose (35.9 për qind). Vendet me pjesmarje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (10.9 për qind) dhe Kina (9.7 për qind)