222 lokale janë mbyllur pas aksionit të Policisë në gjithë vendin. Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar 202 aparate të ndryshme të fatit, një tavolinë rolet, 32 mijë e 441 euro, 850 dollarë dhe 150 Franga.
Sipas raportit të Policisë, aksioni ka përfunduar pak minuta para mesnatës dhe pa ndonjë incident.
Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Doganën dhe Administratën Tatimore në udhëheqje nga Prokuroria Speciale e Kosovës ka ndërmarrë një plan operativ në gjithë territorin e Kosovës. Gjatë këtij plani janë kontrolluar 235 lokale të ndryshme dhe me vendim të ATK-si 222 prej tyre janë mbyllur. Gjithashtu gjatë këtij plani janë sekuestruar 202 aparate të ndryshme të lojërave të fatit, një tavolinë rolet, 32441 €, 850$, 150 Franga. Operacioni ka përfunduar rreth orës 23:40 pa ndonjë incident përderisa aktivitetet dhe hetimet policore do të vazhdojnë lidhur me këtë operacion policor”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.