Raportohet se dje në Kllokot ka ndodhur një aksident trafiku me përfshirjen e dy automjeteve me tabela vendore, me vozitës meshkuj shqiptarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar njëri vozitës si dhe dy pasagjere femra shqiptare.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal të Gjilanit, ndërsa një nga pasagjerët si pasojë e lëndimeve të rënda trupore dërgohet për tretman të mëtejmë mjekësor në repartin e ortopedisë – QKUK.
Me vendimin e prokurorit njëri vozitës i dyshuari mashkull shqiptar, ku pas intervistimit dërgohet në qendrën e mbajtjes.