Stafi mjeksor në Përfaqësuesen e Kosovës ka dhënë dritën jeshile për inkuadrimin e futbollisti Benjamin Kololli nga minuta e parë e ndeshjes ndaj Bullgarisë.
Kololli pritet të jetë në fushë nga minuta e parë në duel me Bullgarinë, duke qenë kështu një super lajm për selektorin Bernard Challandes për ndeshjen e parë kualifikuse për “Euro 2020”.
Kololli, i cili vuante nga një dëmtim muskular kishte munguar në duelin e kaluar ndaj Danimarkës.
Leart Paqarada kishte zëvendësuar yllin e Zurich-ut në ndeshjen e kaluar, por për bullgarët, Kololli pritet të startojë nga minuta e parë.