Vizita në Muzeun personal të artefakteve «Amaneti», i doktorit të mirënjohur gjilanas të Urologjisë, z. Shevçet Mehmet, ishte sot në agjendën e kandidatit për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës Dega në Gjilan, z. Flurim Arifi.
Ai me bashkëpunëtorët e tij, kaloi momente fascionante në këtë muze, ku nga artefakte të shumta shpalosen detaje të shumta të mbi një shekulli.
Nga dr. Shevçeti, u njoftuam për këtë veprimtari që e ka pasion për të cilën ai kujdeset me një përkushtim të jashtzakonshëm.
Ky muze, si atraksion i rëndësishëm turistik, siç na shpjegoi me admirim dr. Shevçeti, përmbanë një koleksion artefakte prej mbi tridhjetepesë mijë ekzemplarë: forografi të vjetra të qytetit, të personalitete të profileve të ndryshme, të kulturës, artit, muzikës, sportit, libra të shumtë, etj,.
Mandej, vlerën ia shtojnë edhe mjetet – veglat tjera të punës, të ushqimit; veshjet e kohës së moçme, etj. Ishte intersante edhe monedhave metalike e shek.V, qe po e ruante në këtë muze dr. Shevçeti, në mesin e shumë monedhave tjera të kohës.
Me këtë veprimtari, ai ka filluar që nga paslufta, prej vitit 2006. Vizitorët janë të shumtë, nga të gjitha anët, brenda dhe jasht vendit. Vetëm në vitin e kaluar kishte evidentuar 2018 vizitorë. Madje, këtë muze e ka frekuentuar për defile edhe Estrada e “Mis Evropa”, para 6 apo 7 viteve, na thotë dr. Shevçeti.
Qytetar nderi I Stambollit, dr. Shevçetin e kishte shpallur para pak ditësh Shoqata Gjilanase e Stambollit. Ndërkaq mosinteresimin e institucioneve komunale e kuptuam kur me keqardhje u vumë në dijeni se deri më tani asnjëri prej kryetarëve të komunës së Gjilanit nuk e kishte vizituar këtë muze.
Duke e konsideruar si thesar të çmuar të trashëgimisë kulturore e shpirtërore të kësaj ane, ne si shoqëri dhe institucione duhet të përkujdesemi dhe ta shfrytëzojmë si vlerë të kulturës sonë. Në këtë kontekst, sugjeroj institucionet shkollore që ti sjellin nxënësit në këtë muze, ku përmes këtyre eksponateve ata do ta njohin më mirë të kaluarën tonë kulturore – historike, etj.