Seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, (ish objekti i gjykatës) më 28.03.2019 në ora 10:00.
R E N D P U N E
1. Konstatimi i prezencës së anëtarëve të Kuvendit dhe miratimi i
procesverbalit nga seanca e kaluar
2. Rekomandimet e Komitetit për Politikë dhe Financa:
2.1 Raporti financiar Janar-Dhjetor 2018,
2.2 Propozim vendimi për bartjen e mjeteve financiare nga të hyrat vetanake
të pashpenzuara të vitit fiskal 2017 dhe 2018, në vitin fiskal 2019
2.3 Plani Komunal i veprimit për Efiqiencën e Energjisë (PKVEE) 2019-2021
2.4 Raporti financiar i Manifestimit “Flaka e Janarit” 2019
2.5 Draft Rregullore- mbi themelimin dhe strukturimin e asamblesë
komunale të fëmijëve
2.6 Propozim vendimi për emërimin e Komisionit Komunal të Aksionareve
në “Eco Higjiena”
2.7 Propozim vendimi për emërimin e Komisionit për dhënien e titujve të
nderit, çmimeve, mirënjohjeve dhe shpërblimeve
2.8 Propozim vendimi për emërimin e Komisionit të përhershëm për
përcaktimin e Listës së lokacioneve dhe hapësirave publike për
vendosjen e përmendoreve, shtatoreve, busteve dhe simboleve, brenda
territorit të Komunës së Gjilanit
3. Të ndryshme