Ky është postimi i plotë në llogarin zyrtare të Sami Kurteshit.
DO T‘I NDALIM!
Sot dorëzova në Policinë e Kosovës, në Divizionin për hetimin e krimit në Policinë e Kosovës, dy informata në lidhje me shkeljet e rënda të Kodit Penal që i ka bërë Kryeshefi Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, z. Bedri Istrefi.
Zyrtari në fjalë kundërligjshëm i ka dhënë qasje në të dhëna konfidenciale të Telekomit një pale të tretë, të paraqitur si e interesuar në të ashtuquajturin privatizim të Telekomit.
Po ashtu, i njëjti ka shkelur Kodin Penal, të drejtën e statusit të barabartë të qytetarëve, kur ka lejuar punësimin e njerëzve të afërt me udhëheqësit dhe zyrtarët e lartë të ndërmarrjes dhe me drejtuesit e zyrtarët e lartë të shtetit, përkundër paralajmërimeve se punësimet janë të panevojshme, se po kryhen në kundërshtim me ligjin dhe se po e dëmtojnë rëndë ndërmarrjen.
I gjithë publiku në Kosovë është tejet i revoltuar dhe është duke pritur që organet ligjzbatuese ta ndalin këtë sulm kriminal mbi ndërmarrjet publike, veçanërisht Telekomin.
#VALAështëeJONA!