Sipas saj, LDK-ja ka mësuar nga gabimet e mëhershme dhe më s’do të lejojë përsëritje “sikur të Kuvendit të vitit 2006”. Ajo ka komentuar edhe mundësinë e kandidimit të Lutfi Hazirit për të parin e LDK-së, për çka ka thënë se nuk i mungon përvoja. Edhe për Vjosa Osmanin ka thënë se do të ishte mirë që të fitonte një grua, por ka shtuar se “në Kosovë mund të jesh presidente, kryeministre e ministre, por jo kryetare e partisë, sepse s’ka akoma pjekje të mentalitetit”.Sa i përket mundësisë që Fatmir Sejdiu të kthehet në pozitën e të parit në LDK, Gaxherri ka thënë se ai nuk duhet të garojë. “Sipas mendimit tim, ai s’ka qenë i aftë të menaxhojë vendin e as më vonë situatën. Por s’kemi të drejtë të themi se ai s’ka të drejtë të kandidojë. Por mendoj se ai nuk duhet të fitojë e as të kandidojë. Kam respekt për kontributin e tij në LDK, por konsideroj se është sprovuar dhe e ka pas momentin kur e ka treguar veten. Ai ka fituar për 17 vota karshi zotit Daci dhe i kanë shtri dorën njëri-tjetrit e i mbeti përgjegjësia të menaxhojë edhe pjesën e Dacit. Megjithatë s’e ka dëshmuar menaxhimin e mirë”, ka vlerësuar Gaxherri.
Gaxherri ka folur edhe për dy seancat e sotme për mbajtjen e orëve të mësimit pas humbjeve për shkak të grevës dhe vendimit për ndalimin e lojërave të fatit. Për orët e humbura ka thënë se ishte seancë vetëm për “garë brenda koalicionit qeverisës për të treguar se kush vendos, ministri apo Veseli”.Sa i përket lojërave të fatit, ajo ka thënë se këto lojëra e kanë dëmtuar shumë vendin dhe se “s’ka familje që s’njeh dikënd që ka pësuar shumë nga to”. Ka thënë se sikur të funksiononte shteti si duhej ato mund të kishin funksionuar në rregull