Njësia rajonale e Komunikacionit e Policisë në Prishtinë, ka nisur këto momente një aksion për të parandaluar vozitjen e automjeteve nga personat që janë nën ndikim të alkoolit.
Ky aksion është duke vazhduar në shumë pika në kryeqytet.
Këtë e ka konfirmuar rreshteri i policisë, Sabit Beqiri, që ka treguar se më këtë problematikë janë marrë gjatë tërë muajit mars.
“Jemi në magjistrale që e ligjin Prishtinën me qytetet tjera edhe në kryeqytet jemi më dy njësi”, ka thënë Beqiri.
“Qytetarët na përkrahin. Jemi të fokusuar tek të rinjtë që të mos vozisin të dehur sepse është një prej kundërvajtjeve më të rënda dhe më të rrezikshme”.
“Aksioni zakonisht fillon në ora 23:00, por për parandalimin e vozitjes në gjendje të dehur fillon nga ora 01:00 dhe zgjatë deri në orën 05:00”.